Policia malazeze e arrestoi në orët e para të së dielës Erblin Rrustemajn, një 30-vjeçar nga Kosova i cili dyshohet se e theri me thikë policin nga Ulqini Miradin Paljeviq.
Shkruan mediumi malazez, Vijesti, prokurori ka caktuar masën e ndalimit prej 72-orësh për kosovarin.
Ai dyshohet se e ka goditur me thikë policin në kofshën e këmbës së djathtë. Ngjarja ndodhi para lokalit “H20” në sheshin Malja të Ulqinit.
“Ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor” shkruhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arratisur pasi e plagosi policin jashtë detyrës, por u gjet dhe arrestuar disa orë më vonë.
Në vendimin për ndalimin e kosovarit përmendet arratisja dhe fakti se ai nuk ka vendbanim të përhershëm në Ulqin. Kështu policia malazezse konsideroi se ka rrezik që ai të arratiset në rast se do të lihej i lirë. /rtvokarina/