Kosova U21 sonte me fillim nga ora 19:00 do të përballet me Shqipërinë U21 në “Fadil Vokrri” në kuadër të grupit G kualifikues për Euro U21.
Kuqezinjët vijnë në këtë ndeshje pas humbjes që e pësuan të premtën 3-0 kundër Slovenisë U21, kurse Kosova zhvilloi një miqësore me KF Drenicën ku u mundën 1-0.
Aktualisht Shqipëria U21 ndodhet e treta në grup me 9 pikë në pesë ndeshje, kurse Kosova U21 në katër ndeshje ka grumbulluar vetëm 3 pikë dhe ndodhet e pesta në grup.
\RTV-Okarina\