“Kosova Thëngjill” protestoi para Qeverisë së Kosovës

 

Punëtorët e “Kosova Thëngjill” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës me arsyen se nuk kanë marrë paga të plota që nëntë muaj.

Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka thënë se po kërkojnë që kjo ndërmarrje të kthehet në KEK meqë aktualisht është shoqëri aksionare.

 

 

Më pas, protestuesit kanë hyrë në Qeveri në takim me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërmarrja “Kosova Thëngjill” ka 180 punëtorë.

 

\RTV-Okarina\