Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Kosova ka marrë një fitore të madhe ndaj Lituanisë, para dy ndeshjeve shumë të vlefshme kualifikuese për “Katar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën 27-të dhe ishte Arbër Zeneli, i cili shënoi gol të bukur për 1-0 pas një depërtimi brilant nga e majta.
Goli i radhës në pjesën e dytë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të saktë të Milot Rashicës.
Pas golit të Muriqit në skenë doli përsëri Zeneli (71’) që u përkujdes të shënojë golin e dytë personal dhe të epërsisë 3-0 për Kosovën.
Ndryshe, Kosova me datë 28 mars e pret Suedinë, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojë te Spanja.