Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të përballet kundêr Greqisë në kuadër të ndeshjes së dytë të ligës C në grupin 2, duke filluar nga ora 20:45.
Të dy kombëtaret e nisën me fitore ciklin e ri të Ligës së Kombeve, me Kosovën që fitoi pastër 2-0 kundër Qipros, kurse grekët mundën minimalisht Irlandën e Veriut me rezultatin 1-0.
Në katër ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy përfaqësueseve janë regjistruar tri barazime dhe një fitore iu takoi “Helenëve”, andaj edhe Kosova do kërkojë sonte që t’ia bëj “sefte” fitoreve kundër grekëve.
Optimizmi ishte i madh në konferencën për media të cilën e mbajtën të dy skuadrat dhe të dyjat e vlerësuan njëra-tjetrën, por edhe fitoren e kërkojnë po të dy kombëtaret.