Gjermania e ka ndihmuar Kosovën me 150 mijë teste antigjen që përdorën për testim për COVID-19.
Ky donacion kap shifrën e 600 mijë eurove.
Donacionin e ka pranuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen e Kosovës në këtë situatë që po kalon vendi.
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se Gjermania do të vazhdojë përkrahjen e Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19.
“Ne vazhdojmë të qëndrojmë së bashku në luftën kundër pandemisë dhe solidariteti ynë mbetet element i kyç në këtë përpjekje. Gëzohem që donacioni ynë do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës në luftën kundër pandemisë”.
“Zbulimi i rasteve të infektimit me covid 19 dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit mbetet qëllim kryesor. Virusi vazhdon të jetë kërcënim dhe është ende gjerësisht i pranishëm në shoqëritë tona. Edhe përkundër rënies së numrit të rasteve të reja ditore në Kosovë e gjetiu, ne duhet edhe më tej t’u përmbahemi udhëzimeve higjienike në mënyrë që të mbrojmë personat e rrezikuar. Gjermania mbetet krah Kosovës dhe vazhdon të mbështes luftën e qeverisë kundër COVID-19”.
\RTV-Okarina\