Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur 2-0 nga Spanja në kuadër të kualifikimeve për botërorin ”Katar 2022”.
”Dardanët” e nisën mirë takimin duke krijuar dhe disa raste me anë të Muriqit, Rashicës e Rashanit, por asnjëri nuk arriti të shënon gol.
Spanja në minutën e 30 kishte rastin e parë në ndeshje me anë të Alvaro Moratas, por Muric ishte në vend.
Në minutën e 32-të erdhi dhe goli i parë i spanjollëve. Morata asistoi për Pablo Fornals i cili realizoi për epërsinë e musafirëve.
Morata dhe Torres kishin dhe dy raste në pjesën e parë, por nuk arritën të dyfishonin rezultatin.
Në pjesën e dytë Spanja u përpoq të menaxhonte rezultatin dhe të shfrytëzonte kundërsulmet.
Muriqi e Rashica sërish ishin në raste të mira, por i pari gjuajti jashtë portës, kurse i dyti nuk arriti të gjuajë.
Rast të mirë kishte dhe Zymer Bytyqi, por goditjen e tij e ndali Simon dhjetë minuta para fundit.
Në minutën e 90-të erdhi dhe goli që vulosi fitorën e të besuarve të Luis Enrique.
Pas një asistimi të bukur nga Mikel Merino, Ferran Torres realizoi.
U desh shikimi i VAR-it dhe u cilësia si gol i rregullt.
Kosovë – Spanjë 0-2.
Kosova tashmë është e katërta në grup me 4 pikë në pesë ndeshje, kurse Spanjollët janë lider të grupit B me 13 pikë.
\RTV-Okarina\