Në gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19, Qeveria e Kosovës ende nuk ka arritur marrëveshje finale me kompaninë farmaceutike “Pfizer”, për sigurimin e vaksinave anti Covid.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe kompania “Pfizer” janë akoma në diskutime për të siguruar qasje në vaksinë.
Në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat e para kundër Covidit-19.
“COVAX” ka njoftuar se do të japë 350 mijë vaksina falas për Kosovën, nga të cilat 33 mijë do të arrijnë gjatë muajit mars.
/RTV-Okarina/