Kosova me shumë mungesa kundër Greqisë

Kosova do të jetë sonte musafire e Greqisë në kuadër të ndeshjes së katërt të Ligës C të grupit 2 në Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Panthessaliko Stadium” duke filluar nga ora 20:45.

Kosova vjen e motivuar pas fitorës kundër Irlandës së Veriut, por edhe grekët po tregojnë një mbrojtje të hekurt duke mos pësuar gol në tre ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Kosova do të ketë disa mungesa të rëndësishme të lojtarëve si: Edon Zhegrova dhe Benjamin Kolollin të dëmtuar, ndërsa Lirim Kastrati, Ibrahim Dresevic dhe Betim Fazliji nuk do të jenë në fushë shkaku i kartonëve.

Greqia është lidere e grupit me 9 pikë, e ndjekur nga Kosova me 6 pikë.