Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022.
‘Dardanët’ kanë luajtur baras 1-1 me Greqinë, në takimin e vlefshëm për xhiron e fundit të Grupit B.
Në duelin e zhvilluar në “Olympic Stadium of Athens Spiros Louis” në Athinë, golin për grekët e realizoi Georgios Masouras në minutën e 44’, kurse golin për ‘Dardanët’ e shënoi Amir Rrahmani.
Pas këtij barazimi, Kosova ka përfunduar e fundit me vetëm 5 pikë, kurse Greqia e treta me 10 sosh./rtvokarina/