Kosova gati për Lojërat Olimpike të Tokios 2020

 

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se janë duke i bërë përgatitjet për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Ai në Sytë Shtatë në Klan Kosova ka deklaruar se një nëse fitohet një medalje në këto lojëra është diçka e madhe për Kosovën.

“Përgatitjet për në Tokio janë në përfundim e sipër, ato nuk përfundojnë deri në momentin e nisjes. Do të marrim pjesë me disa disiplina si në mundje, atletikë, xhudo, boks, not si dhe shenjëtari. Në total kemi 11 garues, shpresat i kanë të mëdha. Potenciali i tyre është shumë i madh, duke filluar nga mundja, xhudo dhe boksi”.

 

 

“Nëse dëshirojmë kualitet dhe rezultatet të mira, duhet të kemi kushte më të mira. Deri tani nuk i kemi kushtet siç duhet të jenë, për këto nuk duhet ta fajësojmë as shtetin dhe as kënd tjetër. Unë si president i Komitetit duhet të punojë më shumë. Një medalje e Kosovës do të jetë diçka shumë e madhe, sepse do jetë një surprizë për arenën ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Presidenti i KOK ka theksuar se edhe ata kanë qenë të goditur nga COVID-19 si dhe janë duke punuar për këtë përmirësimin e gjendjes,