Pas pezullimit disa mujor të punës sipas programit të rregullt operativ, si pasojë e situatës me Pandeminë Covid-19, Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer operacionet e para elektive me program të rregullt operativ.
Mjekët intervenuan tek pacientët duke përdorur aparaturën bashkëkohore të laparskopisë, e vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Programit për Asistencë Humanitare, e cila i ka dhuruar 2 laparaskopë me pajisje përcjellëse QKUK-së fundvitin e kaluar.
Laparaskopët i përkasin teknologjisë së fundit dhe Kosova është i vetmi vendi në Ballkan që e ka këtë aparaturë.
/RTV-Okarina/