Kosova e Shqipëria ngriten në renditjen e re të FIFA-së

FIFA sot ka publikuar listën e re të renditjeve të kombëtareve të futbollit.
Në dhjetëshen e parë nuk ka shumë ndryshime me Belgjikën që vazhdon të mbetet e para, në vendin e dytë është Brazili, kurse e treta është Anglia.
Top dhjetëshja plotësohet me Francën, Italinë, Argjentinën, Portugalinë, Spanjën, Meksikën dhe Danimarkën.
Dy kombëtaret shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë ngritur për gjashtë dhe tre pozita.
Kosova nga vendi i 115-të tani është e 109-ta dhe kjo është rekord për ”Dardanët”.
Kjo ngjitje u arrit falë fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë.
Kurse, Shqipëria nga vendi i 69-të tash është në të 66-tin.
Kuqezinjët u ngritën për tre pozita falë fitoreve me Hungarinë dhe San Marinon.
Renditja e radhës nga FIFA do të bëhet publike me 21 tetor 2021
\RTV-Okarina\