Kosova do të marrë pjesë në kampionatin e lojërave ‘online’, “World Championship IESF 13” që do të mbahet në Izrael.
Vendi do të përfaqësohet nga dy ekipe, njëri prej tyre që do të garojë në lojën CS:GO dhe ekipi tjetër në Dota2.
Lajmin e ka bërë të ditur komuniteti i ‘gamerave’, XPortalEsports, përmes një postimi në Facebook.
Sipas këtij statusi, komuniteti thotë se pjesëmarrja e tyre ishte konfirmuar nga Izraeli dhe nga vetë kampionati, dhe se ekipet do të nisen më 14 nëntor.
Ndeshjet e para ekipi do t’i zhvillojë më 16 nëntor në Main Event.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur financiarisht shpenzimet e të gjithë lojtarëve.
\RTV-Okarina\