Kosova do të grumbullohet me 21 mars për ndeshjet e radhës që do zhvillohen në fund të këtij muaji, e këtë e ka bërë të ditur, Muharrem Sahiti.
Ai tha se do të ketë prurje të reja, por kjo do të varet edhe nga kompletimi i dokumentacionit.
“Do të ketë prurje të reja, por kjo do të varet edhe nga kompletimi i dokumentacionit” tha ai në Kanal 10.
Po ashtu ai ka konfirmuar se Andi Zeqiri, Bastien Toma e David Domgjoni nuk do të jenë pjesë e Kosovës në ndeshjet e marsit.
Ndërsa Kosova do të nis kampanjën kualifikuese në muajin mars për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Përfaqësuesja “dardane” ndodhet në grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.