Kosova dhe Zvicra kanë barazuar në ndeshjen miqësore e cila u mbyll në barazim 1-1.
Pjesa e parë kishte disa raste, por gola nuk kishte.
Shaqiri, Xhaka e Zuber tenruan për Zvicrën, por pa arritur të mposhtin portierin Aro Muric.
Per Dardanët rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Valon Berisha i cili goditi bukur, por dhe pritja e portierit zvocerran ishte fantastike.
Kosova realizoi në minutën e 53′ me Milot Rashicën që gëzoi tifozët e shumtë kosovar në tribunat zvicërrane.
Për Rashicën ky është goli i dytë në dy ndeshjet e fundit pas golit ndaj Burkina Fasos.
Epërsia e Kosovës zgjati vetëm tetë minuta, kur Jordan Lotomba barazoi rezultatin në 1-1.
Xhaka e Shaqiri u zëvendësuan, me futbollistin e parë që u shfaq i pakënaqur për vendimin e trajnerit.
Në vazhdim Kosova krijoj disa raste, por mungoj konkretizimi, kurse edhe vendasit nuk është se bënin ndonjë trysni të madhe.