Kosnett e cilëson si “nder të madh” të qenurit ambasador i SHBA-ve në Kosovë

 

Të qenurit ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka qenë një “nder i madh”, tha ambasadori në largim, Philip Kosnett.

“Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Ambasadori në largim shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri.

Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

 

 

Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.

Në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, Kosnett ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet pa kompromise nga të gjitha palët.

 

\RTV-Okarina\