Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar dje Mitrovicën e Veriut ku është takuar me liderët politikë dhe shoqërinë civile.
Kosnett përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se kosovarët mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.
“Vizitë e mirë dhe produktive dje në veriun e Mitrovicës për diskutim me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.