Kosnett uron kryeministër Kurtin për formimin e Qeverisë së Re

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.

Kosnetti ka thënë se shpreson që me Kurtin do të punojnë për një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetet për të gjithë qytetarët.

 

 

“Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverinë e re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVIDIN-19. #Mbanimaskën”, ka shkruar ai.

 

/RTV-Okarina/