Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka kujtuar masakrën e Reçakut në 22 vjetorin e saj.
Kosnett në një postim në Twitter, ka shkruar se sot rikonifrmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi.
“Sot qëndrojmë me Kosovën në nderimin dhe kujtimin e viktimave të Masakrës në Reçak dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi për familjet dhe më të dashurit e tyre”, ka shkruar Kosnett.
Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, ku u vranë 45 civilë. /RTV-OKARINA