Konjufca ironizon me PDK-në: S’po besoj që ju identifikoheni me keqqeverisjen

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish të martën për të vazhduar debatin parlamentar për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti. Me të nisur seanca plenare filluan edhe përplasjet ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Mes diskutimeve, u përfshi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ironizoi për identifikimin me “keqqeverisjen” e kaluar.

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, pyeti opozitën, por pa përmendur emra, se a është më mirë të jenë praktikantë të qeverisjes së mirë apo veteranë të keqqeverisjes dhe korrupsionit.

 

 

“A është më mirë praktikat i qeverisjes së mirë, apo veteran i keqqeverisjes dhe korrupsionit”, tha ai.

 

Më pas reaguan deputetët nga PDK të cilët kërkuan fjalën për replikë, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se deputeti Uka s’ka përmendur emrin e asnjë partie, por nëse ndonjë prej partive identifikohet me keqqeverisjen mund ta marrë fjalën.

“Pse në emër të PDK-së, nuk e ka përmend fare. E ka përmend keqqeverisjen, s’po besoj që ju identifikoni me keqqeverisjen”, shtoi Konjufca.

\RTV-Okarina\