Konjufca: Gjermania po kalon një gjendje të vështirë, Kosova është në mbështetje të saj

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është në mbështetje të Gjermanisë, pasi ky vend po kalon në një periudhë të vështirë si pasojë e vërshimeve.

“Gjermania, vendi mik i Republikës së Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike. Si pasojë e motit të keq, përveç përmbytjeve të mëdha gjithandej vendit, deri më tani njoftohet se kanë humbur jetën mbi 50 njerëz dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur”, ka shkruar Kojunfca në Facebook.

 

 

Tutje ai ka thënë që shpreson që ky Gjermania ta kalojë me sa më pak pasoja këtë fatkeqësi.

“Në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman. Po ashtu lutemi për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më pak pasoja”, tha ai.

Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe qindra janë ende të zhdukur në Gjermani pas vërshimeve.

 

\RTV-Okarina\