Zyrtarë të lartë të Hamasit deklaruan për CNN se një armëpushim mes Izraelit dhe Palestinezëve mund të arrihet brenda një kohë shumë të shkurtër.
Sipas këtyre të dhënave, konfliktit të përgjakshëm që zgjat prej të paktën 10 ditësh në forcën e tij më ekstreme mund t’i jepet fund brenda 24 orësh.
Kjo dhe falë presionit të jashtëzakonshëm që komuniteti ndërkombëtar është duke ushtruar ndaj të dyja palëve të përfshira në luftime.
Izraeli nuk ka reagua për këtë gjë, por disa orë më herët presidenti i SHBA, Joe Biden i kërkoi Benjamin Netanyahut të ulë në maksimum tensionet në rajon.