Konflikt mes zyrtarëve policor dhe qytetarit. Arrestohen 4 persona në Skenderaj

 

Katër persona janë arrestuar dje në Skenderaj.

Policia njofton se arrestimet janë bërë pasi u penguan gjatë detyrës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar të cilit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë njësiti policor i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik, por i njëjti nuk ishte pajtuar dhe i kishte penguar zyrtarët policor.

 

 

Për ta arrestuar të dyshuarin  njësiti policor ishte penguar edhe nga disa persona tjerë. Lidhur me rastin përveç të dyshuarit kryesor janë arrestuar edhe tre persona tjerë meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit janë liruar. Si pasojë e rastit dy zyrtarë policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

/RTV-Okarina/