Konflikt familjar në Suharekë:52-vjeçari rrahë Kunaten

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë nga familjarët. Për një rast të tillë që ka ndodhur të hënën në Vraniq të Suharekës, është vënë në dijeni edhe Prokuroria, raporton Gazeta Sinjal

Në ketë rast është përfshirë një 52-vjeçar, i cili po dyshohet se e ka sulmuar kunatën e tij 50-vjeçare, pasi ajo kishte pasur një debat me gruan e tij (kunatën e saj).

Që të qetësohen gjakrat, burimet thonë se në përleshje kanë ndërhyrë edhe dy familjarë, për ta ndalur të dyshuarin, por përfunduan edhe ata në Polici.

Si pasojë e lëndimeve trupore, gruaja që u sulmua është dërguar  në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor, kurse të dyshuarit janë shoqëruar në Polici.

I dyshuari kryesor që sulmoi kunatën ka përfunduar në ndalim policor, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit e tjerë të hetohen në procedurë të rregullt/rtvokarina/