LDK: Në kohë krize, qeverisja PDK-së në Vushtrri po shkon në deti për ta përgatitur buxhetin, shkruan Jepi Zë.
Dega e LDK-së në Vushtrri ka reguar për udhëtimet e qeverisjes komunale në Durrës të Shqipërisë, duke i konsideruar ato si keqpërdorim i parasë së taksapaguesve vushtrrias.
Në këtë reagim kërkohet që qeverisja komunale e PDK-së duhet të sqaroi se kush po ia paguan faturat për këto udhëtime në bregdetin shqiptar.
“Brenda 100 ditëve qeverisja komunale e PDK në Vushtrri shkon 2 herë në Durrës, lexo ‘n deti, për të përgatitur buxhetin komunal!!
Është e pa sinqertë dhe e papranueshme që në kulmin e krizes së rritjes së çmimeve, një prej krizave më të mëdha që nga pas lufta, qeverisja komunale shkon në Shqiperi për të “përgatitur përsëri” buxhetin!” shkruan në reagimin e degës së LDK-së në Vushtrri.
Në fund i bëhet thirrje z.Idrizi që të ndalë shëtitjet dhe të kujdeset për qytetarët e Vushtrrisë, apelon dega e LDK-së në Vushtrri.