Asmablisiti i Komunës së Skenderajt nga rradhët e IDEAL’it, Abdullahu Gashi i ka reaguar Komunës se Skenderajt për të cilën thotë se nuk po din me marrë vëndime, shkruan rajoni.org.
Sipas tij si rezultat i mbylljes se deponisë se mbeturinave inerte “Delli” në fshatin Qirez është dashur që të përcaktohet vendi tjeter i deponisë për mbeturina inerte në menyrë që qytetarët, kompanitë ndertimore të kenë vendin se ku ti hedhin këto mbeturina
Postimi i plotë i Gashit në facebook:
Vendimet e pa planifikuara të komunes se Skenderajt!
Si rezultat i mbylljes se deponisë se mbeturinave inerte ne “Delli” të fshatit Qirez dhe mos përcaktimit i një lokacioni tjetër për mbeturina inerte, qytetarët hedhin material ndertimor edhe brenda qytetit.
Këto foto janë nga vet puntorët e KRMU “Unitetit”-Skenderaj, të cilët ankohen se qytetarët po hedhin material ndërtimor brenda qytetit.
Para se të mbyllet deponia inerte ne “Delli” të fshatit Qirezit nga Komuna e Skenderajt është dashur që të përcaktohet vendi tjeter i deponisë për mbeturina inerte në menyrë që qytetarët, kompanitë ndertimore të ken vendin se ku ti hedhin këto mbeturina.
Unë si këshilltar i Kuvendit Komunal dhe kolegët e IDEALIT, në seancën kur është marrur vendimi për mbylljen e deponisë së mbeturinave inerte në “Delli” të fshatit Qirez, kemi kërkuar që fillimiaht të caktohet lokacioni tjetër i deponisë, e pastaj të mbyllet kjo deponi.
Qytetarët e Skenderajt nuk kanë vend se ku ti hedhin mbeturinat inerte dhe kësisoj detyrohen që ato ti hedhin në vendet jo adekuate.
Lusim Komunen e Skenderajt që ta caktoj sa më shpejtë lokacionin për deponinë e mbeturinave inerte, në mënyrë që qytetarë të ken vendin adekuat se ku ti hedhin ato.