Komuna e Skenderajt shpallë thirrje për aplikim në grante

 

Komuna e Skenderajt vazhdon me grante në mbështetje të fermerëve dhe fushës së bujqësisë si bazë e zhvillimit ekonomik.

Andaj, ftohen fermerët për aplikim në grante si në thirrjen më poshtë, vlera totale e të cilave arrin në 217 mijë euro.

 

 

Thirrje për aplikim në grante:

-65 familje me nga një serë 100 metra katrorë;

-61 familje me mëshqerra bartëse dhe

– 32 familje me 27 pula, 3 gjela dhe një kotec.

Afati i aplikimit fillon nga data 05.07.2021 deri më datë 14.07.2021 në ora 16:00.

 

\RTV-Okarina\