Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë facebook, ka bërë të ditur që komuna e Skenderajt ka shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës sonë, për vitin 2021.
Me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit Komuna e Skenderajt do t’I ndajë 164 bursa për 164 studentë, me nga 300 euro për secilin student.
Me këtë rast, Jashari kërkoi nga donatorët, bizneset dhe qytetarët e vullnetit të mirë që të bashkangjiten edhe këtë vit, në përkrahje të studentëve të komunës sonë.
“Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 17.06.2021.
I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara.”, shkruan ndër të tjera Jashari.
\RTV-Okarina\