Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, Kryetari Jashari, ka bërë të ditur që edhe sonte, drejtoria e Shërbimeve Publike pa u ndalur po punon në pastrimin e rrugëve nga bora, në komunën Skenderaj.
Të gjitha rrugët lokale të komunës Skenderaj janë nën mirëmbajtjen e komunës kurse ato regjionale mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës.
Kryetari Jashari kërkon që qytetarët t’i informojnë për rrugët eventualisht të bllokuara, në mënyrë që të intervenojnë shpejtë.
“Njëkohësisht apeloj tek qytetarët që të rrisin kujdesin në komunikacion në këto ditë dimri me borë dhe acar”, shkruan Jahshari në Facebook.
/RTV-Okarina/