Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Jashari fton qytetarët, shoqërinë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore për vitet 2022-2024.
Postimi i plotë i Jasharit:
“Të dashur qytetarë,
Ju ftoj që të merrni pjesë në dëgjimet buxhetore për vitet 2022-2024 , të cilat do të mbahen nga nesër me datë 24.08.2021 deri me 27.08.2021.
Pjesëmarrja juaj në këto takime është e një rëndësie të veçantë, për demokracinë dhe të ardhmen e komunës sonë, andaj ju ftojmë që të adresoni kërkesat, kritikat dhe sugjerimet që keni për qeverisjen tonë komunale.
Dëgjimet do të mbahen në hapësira të shkollave, ku do të sigurohet respektimi i masave anti COVID-19.
Bashkë për të ardhmen e komunës sonë!”
\RTV-Okarina\