Përmes një postimi në llogarinë Facebook, sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur që së bashku me drejtoren e Drejtorisë së Administratës, Emine Rrecaj dhe shefin e arkivës, Hamit Geci, kanë përuruar përfundimin e projektit për modernizimin e arkivës së komunës tonë, sipas standardit ndërkombëtar ISO, në formë fizike dhe elektronike.
Në këtë mënyrë, me këtë investim që Jashari ka bërë me buxhetin e komunës së Skenderajt, kjo komunë është bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e arkivës sonë.
“Me rinovimin e arkivës janë krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri.
Realizimi i këtij projekti siguron proces më të lehtë dhe më të sigurt në ruajtjen e dokumentacionit për vitet e ardhshme, duke menduar e punuar kështu edhe për gjeneratat që vijnë.”, shkruan ndër të tjera Jashari.
Postimi i plotë:
\RTV-Okarina\