Komuna e Skenderajt ka një njoftim për qytetarët e prekur nga vërshimet

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka bërë një njoftim, ku i ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët janë prekur nga vërshimet, se mund të aplikojnë deri me datë 20.01.2020

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të fundit të shkaktuara nga reshjet e shiut që deri me datë 20.01.2021 mund të aplikojnë në komunën e Skenderajt për të gjitha dëmet e shkaktuara, Ne si komunë do të kërkojmë të kompensohen nga niveli qendror, Qeveria e Kosovës.” thuhet në njoftim

Gjithashtu, komuna ka bërë të ditur se aplikimet bëhën përmes kërkesës zyrtare për vlerësimin e dëmeve, të cilën mund ta merrni dhe dorëzoni pas plotësimit në administratën komunale në komunën e Skenderajt.


Për më shumë shikoni postimin e plotë:

Njoftim!

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të fundit të shkaktuara nga reshjet e shiut që deri me datë 20.01.2021 mund të aplikojnë në komunën e Skenderajt për të gjitha dëmet e shkaktuara, Ne si komunë do të kërkojmë të kompensohen nga niveli qendror, Qeveria e Kosovës.

Të gjitha aplikimet bëhën përmes kërkesës zyrtare për vlerësimin e dëmeve, të cilën mund ta merrni dhe dorëzoni pas plotësimit në administratën komunale në komunën e Skenderajt.
/RTV-OKARINA