Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e transportit publik ushtarët e FSK-së

Komuna e Prishtinës i ka liruar nga pagesa e transportit publik ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pas takimit që patën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban, që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.