Ai tha se kjo do të bëhet me qëllim të identifikimit të tyre pasi, sipas tij, po vijnë qen edhe nga komunat e tjera.
Musliu shtoi se për trajtimin e qenve endacakë do të vihet në funksion edhe strehimorja e cila pritet të jetë gati vitin tjetër.
“Sa i përket qenve endacakë kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi katër llote për trajtimin e qenve endacakë. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qenve të kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qen të kryeqytetit, sepse me apo pa qëllim qentë po vijnë nga komuna e tjera”.
“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operatorë. Si master-plan për trajtimin e qenve endacakë është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha ai për EO.