Komuna e Drenasit i shpreh ngushëllime familjes Zymeri nga Likoshani për humbjen e fëmijës pasditën e djeshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i Komunës i shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes Zymeri nga Likoshani i Drenasit, me rastin tragjik ku për pasojë humbi jetën fëmija i tyre.
“Më dhimbje të thellë, stafi i Komunës, ka marrë lajmin tragjik, për jetën e humbur aksidentalisht të fëmijës i cili sipas informacioneve në media humbi jetën në pishinë, ishte lajm tronditës për gjithësecilin nga ne, është humbje e madhe jo vetëm për familjen por për gjithë qytetarët e Komunës sonë.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymeri për humbjen e madhe”, thuhet në ngushëllimin nga kryetari Lladrovci dhe stafi i Komunës së Drenasit.
Ngushëllime familjes!