Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca apelon tek qytetarët të kenë kujdes të shtuar rreth ndezjes së zjarreve.
Ndezja e zjarrëve bartë me vete pasoja të mëdha për mjedisin dhe vë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut si dhe degradon mjedisin tonë.
Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri ndalon ndezjen e zjarrit në pyje dhe pran pyllit.
Personi i cili shkakton zjarr është i detyruar dhe do të detyrohet që të kompensojë dëmin, të rimbursojë njësinë e zjarrfikjes dhe shpëtimit për kostot e reagimit, në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri dhe dispozitat e tjera të ligjeve në fuqi.
Ekipi i zjarrfikësve gjatë intevenimit në teren.