Te nderuar konsumatorë,
Mospagesa e rregullt e faturave të ujit dhe akumulimi i borgjeve tuaja ndaj ujësjellesit, në vazhdimësi po na sjell vështërsi në afarizimin tonë të suksesshëm, kur dihet fakti se KRU “Mitrovica” aktivitetin e saj të plotë e zhvillon përmes mjeteve të inkasuara për shërbimet e ujit të pijes dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit.
Në këtë vazhdë, si pasojë e mos kryerjes së obligimeve tona ndaj KESCO, ne do të shkyçemi nga rrjeti Elektroenergjetik nëse deri më datë 13.12.2021 nuk bëjmë pagesën e faturës në vlerë prej 211.029,97€ për energjin elektrike të shfrytëzuar për përpunimin dhe trajtimin e ujit në Impiantin e Trajtimit në Shipol.
Shkyçja e Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol nga rrjeti Elektroenergjetik nënkupton që popullata e furnizuar me ujë të pijes nga ujësjellësi do të mbetet pa furnzimim me ujë të pijes.
Prandaj, APELOJM që secili konsumatorë i ujësjellësit i cili ka borgje të pa shlyera ndaj ujësjellësit, të bëjë pagesën sa më parë në mënyrë që mos të ballafaqohemi me një situatë të pakëndshme të mungesës së ujit të pijes.
Shpresojmë që secili nga ne të kuptojë rëndësinë e situatës në të cilën ndodhemi dhe secili nga ne të reflektoj pozitivisht dhe në fund të fundit t’a kuptojmë se edhe uji (sikurse çdo produkt tjetër) ka koston e tijë të përpunimit dhe trajtimit dhe se i njejti duhet paguar rregullisht dhe në vazhdimësi.
Mbesim me shpresë se thirrja jonë do të hasë në mirëkuptimin tuaj dhe se vetëm bashkarisht mund të ia dalim.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!RTVOKARINA.