Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka rekomanduar inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Bordi i RTK-së është i përbërë nga Sali Bashota si kryetar, Agron Gashi anëtar, Lirim Geci, anëtar, Fadil Miftari, anëtar, Ilir Bytyçi, anëtar, Bajram Mjeku, anëtar, Petrit Musolli, anëtar dhe Albinot Maloku, anëtar.
Kryesuesi i komisionit, Armend Muja tha se me shumicë votash i rekomandohet Komisionit për Media inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të RTK-së.