Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën në kaudër të huasë për asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro”.
“Kjo tregon përkrahjen e Bashkimit Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar ai.