Nora Gjakova, Akil Gjakoa, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë vendin tonë në garën e xhudos që do të mbahet në Tbilisi. Ata synojnë të kthehen në Kosovë me medalje.
Nora Gjakova do të garojë nesër në kategorinë deri në 57 kilogramë. Ndërkaq, Akil Gjakova (-73kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) do të zbresin në Tbilisi të shtunën. Kurse eksperiencën e Kosovës do ta mbyllë Loriana Kuka (-78kg), e cila do të garojë të dielën.
Ekipi i xhudos së Kosovës do të marrë pjesë në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë, i cili do të mbahet nga e premtja deri të dielën. Rtv.Okarina