Klubi i Femrave të Mitrovicës fiton Kupën e Kosovës në Futboll

 

Klubi i Futbollit të Femrave të Mitrovicës, ka fituar Kupën e Kosovës për kategorinë e vajzave në futboll, pasi mundi KFF Kosova VR, me rezultat 6-0.

Golat e mitrovicasve erdhën nga, Donjeta Halimi në minutën e ‘6, pas saj erdhi goli i Kaltrina Biqkaj në minutën e ’11.

Por me kaq nuk u ndalen mitrovicaset, pasi që në minutën e ’32, ku përsëri e saktë ishte Kaltrina Biqkaj, për ta përfunduar pjesën e parë me rezultat 3 me 0.

 

 

Në minutën e ’62, qendërsulmuesja Kaltrina Biqkja, e kompletoi hat-trickun, për ta bërë rezultatin 4-0.

Pastaj, erdhën edhe dy golat e fundit nga Edona Kryeziu në minutën e ’65 dhe Donjeta Halilaj në minutën e ’69.

Në përfundim të ndeshjes, trofeun ua dorëzoi, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

 

 

Klubi i femrave të Mitrovicës, këtë sezon ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe është shpallur Kampione e Kosovës në Supërligë.