Kjo nuk duhet t’iu ikë: Ganja “në stilin” e Ramushit këndon live

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu së fundmi ishte pjesë e emisionit të verës.

Në mes rrëfimeve të shumta ajo këndoi live një pjesë të këngës “Mos e prek ushtarin tim”, nga Leonora Jakupit, shkruan lajmi.net, përcjell RTV Okarina.

Deputetja tregoi arsyen se pse e përzgjodhi që ta këndoj këtë këngë duke thënë se kjo këngë tani është aktuale.

“Është një këngë që fatkeqësisht është aktuale, sepse djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e po mbahen në Hagë padrejtësisht dhe po gjykohet padrejtësisht dhe dëshëm apo s’deshëm kjo kangë kur dëgjohet jep emocion, edhe vetëm ai, s’po thom që s’ka gjak shqiptari, po ai që s’e din vlerën e historisë së vetë s’ka emocion…”, tha ndër tjerash Musliu në Kanal10 .