“Gjendja e tij e përgjithshme ende është shumë e rëndë, ka gjendje shëndetësore të njejtë. Pacienti ka dëmtime të mëdha në regjionin e kokës”, ka thënë Shaqir Uka.
Janë bërë 10 ditë që kur Bekim Muja ndodhet në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Muja pati marrë lëndime të rënda trupore në tragjedinë që ndodhi në fshatin Gradicë të Drenasit mbrëmjen e 5 prillit , ku i vdekur mbeti djali i tij 15 vjeçar.
Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, thotë se gjendja e tij shëndetësore edhe më tej vazhdon të jetë e rëndë .
Për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, në paraburgim po mbahen dy persona, babë e djalë, njëri 54 vjeç e tjetri 19.
Rasti është hapur si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve”
/RTV-Okarina/