Objekti të cilin do ta shihni në fotografitë e mëposhtme është pamje e njohur thuajse për çdokënd që jeton në Prishtinë, shkruan Lajmi.net.
Tash e 12 vite ky objekt ka mbetur në gjysmë pikërisht në një prej pjesëve më të frekuentuara në kryeqytet.
Investitori i këtij objekti kishte marrë paratë e më pas ishte zhdukur krejtësisht.
E banorët të cilët kishin mbetur pa zgjidhje nuk kanë patur as edhe një zgjidhje nga komuna, apo ndokush tjetër.
E disa prej tyre pavarësisht gjendjes së objektit janë detyruar të jetojnë aty.
Të njëjtit kanë paguar për këto banesa, por kanë mbetur në mëshirën e fatit se ku do të përfundojnë duke mos ditur se çfarë mund të ndodhë me përfundimin e këtij objekti banesor