Kina ka hedhur poshtë planin e Orgnizatës Botërore të Shëndetësisë për një fazë të dytë hetuese mbi origjinën e koronavirusit që përfshinë hipoteza që është shpikur nga një laborator kinez.
OBSH këtë muaj propozoi një fazë të dytë të studimeve mbi origjinën e koronavirusit në Kinë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhan, për të kërkuar transparencë nga autoritetet, shkruan Reuters.
“Ne nuk do të pranojmë një plan të tillë të kërkimit të origjinës pasi ai, në disa aspekte, shpërfill mendjen e shëndoshë dhe sfidon shkencën,” u tha gazetarëve Zeng Yixin, zëvendës ministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Kreu i OBSH-së tha në korrik se hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19 në Kinë po vështirësohen nga mungesa e të dhënave të para në ditët e para të përhapjes atje, ndërsa Zeng përsëriti qëndrimin e Kinës se disa të dhëna nuk mund të ndahen plotësisht për shkaqe të privatësisë.
“Ne shpresojmë që OBSH të rishikojë seriozisht konsideratat dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët kinezë dhe të trajtojë me të vërtetë gjurmimin e origjinës së virusit COVID-19 si një çështje shkencore dhe të heqë qafe ndërhyrjet politike,” tha Zeng.
Rastet e para të njohura u shfaqën në qytetin qendror kinez të Wuhan në Dhjetor 2019. Virusi besohej të ishte rritur te njerëzit nga kafshët që shiteshin për ushqim në një treg të qytetit.
Në maj, Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi ndihmësit për të gjetur përgjigje në pyetjet mbi origjinën e virusit duke thënë se agjencitë e inteligjencës amerikane po ndjekin teoritë që përfshijnë mundësinë e një aksidenti laboratorik në Kinë.
Sidoqoftë, Liang tha se edhe pse hipoteza nuk mund të bie poshtë tërësisht duhet të sigurohen prova derisa sugjeroi mundësin edhe të kontrollit të laboratorëve në shtetet e tjera të botës.
\RTV-Okarina\