Kina i paralajmëron shtetet që shpallën bojkot diplomatik për Lojërat Olimpike “do ta paguani çmimin”

 

Kina i ka paralajmëruar shtetet që kanë shpallur bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit se “do të paguajnë çmimin për veprimet e tyre të gabuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja nuk do të dërgojnë përfaqësues politikë të tyre në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut në Kinë.

Këto akuza të përhapura kanë të bëjnë për abuzim kundër grupit të pakicës ujgure.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në Pekin në shkurt të vitit 2020.

“Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia kanë përdorur platformën e Lojërave Olimpike për manipulime politike,” tha Ëang Ëenbin, një zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Kinës.

SHBA-ja ishte vendi i parë që shpalli një bojkot diplomatik, bashkë me Australinë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka theksuar se këto deklarime të shumë shteteve nuk ndalojnë pjesëmarrjen e sportistëve të tyre.

“Prania e zyrtarëve qeveritarë është një vendim politik për secilën qeveri, kështu që zbatohet parimi i neutralitetit të IOC,” tha ai, shkruan BBC.

 

\RTV-Okarina\