Fushat e Cërnushës gjatë ditës së sotme janë kapluar nga një zjarr i madh, shkruan Mitropol, përcjell RTV Okarina.
Ky zjarr i cili u përhap edhe nga i nxehti i madh ndikoi që fushat e Cërnushës të bëhen shkrumb dhe hi.
Burimet ekskluzive të MITROPOL bëjnë të ditur se aktualisht dyshimet më të mëdha për ndezjen e zjarrit rëndojnë mbi KFOR-in polak.
Krejt kjo për shkak se ata gjatë ditës së sotme kanë kryer disa ushtrime me armë të nxehta në këtë vend.
Mjetet piroteknike të cilat janë përdorur nga KFOR, duket se nuk janë fikur siç duhet, pasi shkëndija nga to janë hedhur në bari, gjë që ka shkaktuar zjarrin.
Hetimet në lidhje me këtë çështje po vazhdojnë.