KF Drenica konfirmon transferimin e Avdullit dhe Arrabal

Klubi i futbollit Drenica përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar marrëveshjen me dy lojtar të rinj.
Drenicasit kanë zyrtarizuar Qlirim Avdullin nga skuadra e Arbërisë.
”Skuadra në ditët e fundit të afatit kalimtar ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë, Qlirim Avdulli. Lojtari ferizajas do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, pasi ka nënshkruar kontratë një (1) vjeçare , me mundësi vazhdimi. 22 vjeçari, vjen nga KF ARBERIA ku u paraqit në edicionin që sapo e lamë pas. Futbollisti u prezentua sot në ambientet e klubit. Lojtari me parë ishte bashkuar më ekipin dhe është i gatshëm për edicionin e ri që do të nis këtë fundjavë.”
Rrugën e Avdullit e ndoqi dhe lojtari brazilian, Bruno Arrabal Passamani, i cili do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Me këta dy futbollist KF Drenica njofton se skuadra është kompletuar dhe se skuadra është gati për fillimin e edicionit të ri.
”Ndërkohë, klubi njofton po ashtu arritjen e marrëveshjes edhe mesfushorin me tipare mbrojtëse, Bruno Arrabal Passamani. Ish-lojtari po ashtu i Arbërisë, ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të edicionit 2021/22. I njëjti do të bashkohet më skuadrën sapo të kompletojë dokumentacionin, pasi lojtari momentalisht gjendet në Brazil. Prezantimi i lojtarit do të bëhët ditëve në vijim, sapo lojtari të arrijë nga Brazili në Kosovë.”
”Shqiponjat e Zeza” në stadiumin ”Bajram Aliu” presin SC Gjilanin në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës.
\RTV-Okarina\