Këto ministri mendohet që do të drejtohen nga Haxhiu dhe Nagavci

 

Në javën e ardhshme pritet të votohet qeveria “Kurti”, ndërsa kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për president, Vjosa Osmani janë në përfundim të listës së emrave për kabinetin qeveritar.

Është diskutuar që në krye të Ministrisë së Drejtësisë të jetë Albulena Haxhiu, e cila edhe në mandatin e kaluar ka qenë në këtë pozitë.

 

 

E pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mendohet që do ta drejtojë Arbërie Nagavci.

Ajo në mandatin e fundit ishte emëruar nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ndërsa më parë ishte edhe drejtoreshë e arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

/RTV-Okarina/